Shoqeria Belle Air sh.p.k. eshte nje shoqeri me pergjegjesi te kufizuar dhe me kapital teresisht shqiptar. Ajo eshte licensuar ne maj 2005 dhe eshte regjistruar ne regjistrin tregtar me date 09.06.2005, me vendim gjykate Nr. 33637 dhe NUIS K5181700T.

Shoqeria ka operuar ne tregun e transportit ajror ne Shqiperi qe nga 1 mars 2006 dhe ka sherbyer ne 23 destinacione te skeduluara.

Certifikata e Operatorit Ajror dhe Licensa e Operimit i jane dhene Shoqerise nga Autoriteti i Aviacionit Civil i Republikes se Shqiperise. Ne vitin 2012, Shoqeria ka marre aprovimin per certifikimin e EASA Part M dhe gjate vitit 2013 filloi procesin e marrjes se certifikimit te EASA Part 145 e cila do t’i mundesonte Shoqerise kryerjen e operacioneve te mirembajtjes se bazes te avioneve. Ne prill te vitit 2012, Shoqeria kaloi me sukses certifikimin IOSA dhe u be anetare e IATA qe nga muaji nentor 2010.

Misioni i Shoqerise qe nga krijimi ka qene te rrise dhe zhvilloje tregun e transportit ajror ndermjet  Italise, Greqise dhe vendeve te tjera europiane me Shqiperine, Kosoven dhe Maqedonine, duke mundesuar lidhjet nepermjet ajrit, duke ofruar sherbim cilesor dhe tarifa te uleta me qellim shnderrimin ne nje lider rajonal.

Pikat me kryesore te zhvillimit te Shoqerise qe nga data e themelimit te saj jane:

Ne vitin 2009, Shoqeria investoi ne shoqerine Belle Air Europe s.r.l., nje shoqeri italiane themeluar ne perputhje me te drejten italiane, me Nr. regjistrimi REA, no. AN-186853 C.F. dhe kod fiskal 02432460422. Qellimi i themelimit te Belle Air Europe ka qene zhvillimi i linjave rajonale te cilat nuk sherbeheshin nga operatoret e tjere ne zonen e Adriatikut drejt rajonit te Ballkanit, dhe konkretisht fluturimet nga Italia drejt Kosoves, Shqiperise dhe Maqedonise.

Duke filluar nga data 22 janar 2014, Shoqeria eshte ne proces falimenti.