Njoftim për zhvillimin e Mbledhjes së Kreditorëve të shoqërisë “BRUM” shpk

Datë 23.11.2021

NJOFTIM

 

DREJTUAR:

1. Kreditorëve të Shoqërisë “BRUM’ shpk

shoqëri në procedurë falimentimi

2. Komitetit të Kreditorëve të Shoqërisë “BRUM’ shpk

shoqëri në procedurë falimentimi

 

PËR DIJENI :  ZNJ. ALMA KODRALIU

 

                           GJYQTARE NË GJYKATËN E  RRETHIT GJYQËSORË

                                                                                            TIRANË

 

OBJEKTI:                Njoftim për zhvillimin e Mbledhjes së  Kreditorëve të shoqërisë “BRUM” shpk

 

BAZA LIGJORE :   Neni 54 pika 1 e Ligjit Nr. 110/2016 datë 27.10.2016 “Për Falimentimin”

 

REND DITE:

  1.  Raportimi i Administratores së Falimentimit referuar ecurisë së veprimeve të procedurës
  2.  Cështje të tjera

 

 

Të nderuar,

Në zbatim të detyrave të caktuara nga gjykata si dhe në zbatim të nenit 54 pika 1 të Ligjit Nr. 110/2016 datë  27.10.2016 “Për Falimentimin”  ku sanksionohet se “Mbledhja e kreditorëve thirret nga gjykata e falimentimit ose administratori i falimentimit apo ai mbikëqyrës. Administratori mund të thërrasë mbledhjen e kreditorëve sa herë që e gjykon të nevojshme për mirëfunksionimin e procedurës së falimentimit.”

 

Ju informoj se me datë 30.11.2021 ora 14:00 do të zhvillohet mbledhja e kreditorëve pranë zyrës së administratores së falimentit në adresën “Rruga Jordan Misja, Pallati Sara-El, Kati 2, Tirane”.

 

Duke Ju falenderuar për mirëkuptimin,

 

Me respekt,

Shpresa BREÇANI

Administratore Falimenti

License nr. 9