Njoftim për zhvillimin e Mbledhjes së Kreditorëve të shoqërisë “BRUM” shpk

Të nderuar,

 

Në zbatim të detyrave të caktuara nga gjykata si dhe në zbatim të nenit 54 pika 1 të Ligjit Nr. 110/2016 datë  27.10.2016 “Për Falimentimin”  ku sanksionohet se “Mbledhja e kreditorëve thirret nga gjykata e falimentimit ose administratori i falimentimit apo ai mbikëqyrës. Administratori mund të thërrasë mbledhjen e kreditorëve sa herë që e gjykon të nevojshme për mirëfunksionimin e procedurës së falimentimit.” Ju informoj se me datë 18.10.2021 ora 08:15 do të zhvillohet mbledhja e kreditorëve pranë zyrës së administratores së falimentit në adresën “Rruga Jordan Misja, Pallati Sara-El, Kati 2, Tirane”.

 

Duke Ju falenderuar për mirëkuptimin,

 

Me respekt,

Shpresa BREÇANI

 

Administratore Falimenti

License nr. 9