Njoftim per publikim per Mbledhjen ne Gjykate ne date 18.10.2021
Ju komunikoj se ditën e hënë në datën 18.10.2021 ora 09:00, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësore Tiranë do te mbahet mbledhja e raportimit e administratores së falimentimit të shoqërisë “BRUM” shpk, shoqëri në procedurë falimentimi me rend dite si më poshtë vijon:
1.Raportimin e Administratores së Falimentimit për ecurinë e veprimeve të procedurës.
2.Cështje të tjera.
Pjesemarrja e të gjithë kreditorëve , anëtarëve të Komitetit të Kreditorëve , e debitorit dhe e debitorëve të debitorit “BRUM” shpk është e rëndësishme.
Për sa më sipër jeni te lutur te merrni pjese ne mbledhjen e dates 18.10.2021 ora 09:00
Me respekt,
Zj.Shpresa BREÇANI
Administratore Falimentimi
Lic.09